• четврток, 26 декември 2024

Zelenski uroi laburistët dhe Starmerin për fitoren në zgjedhjet në Britani të Madhe

Zelenski uroi laburistët dhe Starmerin për fitoren në zgjedhjet në Britani të Madhe

 Kiev, 5 korrik 2024 (MIA)  - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka uruar sot Partinë Laburiste dhe liderin e saj Keir Starmer për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe, duke theksuar se pret që ata të punojnë së bashku për të ndërtuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë dhe do të jenë aleatë të besueshëm në kohë të mira dhe të këqija. Do të vazhdojmë të mbrojmë dhe avancojmë vlerat tona të përbashkëta të jetës, lirisë dhe rregullave të rendit ndërkombëtar të vendosur", ka shkruar Zelenski në rrjetin Iks.

 Ai, gjithashtu,  falënderoi kryeministrin britanik në largim Rishi Sunak për mbështetjen e tij të fortë, duke vënë në dukje se "Ukraina nuk do t'i harrojë kurrë" arritjet e përbashkëta, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe të bashkëpunimit të sigurisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан