• петок, 27 декември 2024

Kazakistan: Nuk dihen ende shkaqet për rënien e aeroplanit të Azerbajxhanit

Kazakistan: Nuk dihen ende shkaqet për rënien e aeroplanit të Azerbajxhanit

Astana, 26 dhjetor 2024 (MIA) – Kryetari i Senatit të Kazakistanit, Maulen Ashimbaev deklaroi se shkaqet për aksidentin e djeshëm të aeroplanit të Azerbajxhanit “Embraer 190” në afërsi të qytetit Aktau ende nuk dihen. 

“As Azerbajxhani, as Rusia, as Kazakistani nuk kanë interes që ta fshehin të vërtetën. Të gjitha informacionet në dispozicion do të ndahen me publikun”, deklaroi Ashimbaev.

Sipas informacioneve të deritanishme, 38 persona kanë humbur jetën në aksident. Aeroplani ka fluturuar nga Baku drejt Groznit, ndërsa në të gjendeshin 67 udhëtarë. 

Sot më parë, drejtori i Qendrës ukrainase për Luftë Kundër Dezinformatave, Andrij Kovalenko në Telegram njoftoi se aeroplani i udhëtarëve i “Azerbajxhan erllajns” ishte goditur nga mbrojtja kundërajrore ruse. fc/

Fotografia: EPA

 

Остани поврзан