• петок, 27 декември 2024

Turqia do të lejojë një delegacion të DEM-it ta vizitojë liderin e PKK Oxhelan në burg

Turqia do të lejojë një delegacion të DEM-it ta vizitojë liderin e PKK Oxhelan në burg

 Ankara, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Turqia ka vendosur të lejojë një delegacion të Partisë për Barazi dhe Demokraci të Popujve (DEM) që ta vizitojë liderin e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) Abdullah Oxhelan në burg, shkruan gazeta turke Sabah.

 Kjo do të ishte vizita e parë e Oxhelanit pas pothujase një dekade, i cili po vuan dënim me burg të përjetshëm në ishullin Imrali.

 Është paraparë që delegacion i DEM-it  sot ose nesër ta vizitojë Oxhelanin.

 Lideri i Partisë për Veprim Kombëtar (MHP) të ultra të djathtë, Devlet Bahçeli, në tetor propozoi që Oxhelanit t'i lejohej të mbante fjalim në parlament,  shpall fundin e PPK-së, gjë që mund të çonte në lirimin e tij të parakohshëm nga burgu. Pas propozimit të Bahçelit, Oxhelani deklaroi se është i gatshëm për negociata të mundshme paqësore me Turqinë, nëse krijohen kushte për këtë.

 Oxhelani është në burg që nga viti 1999, ndërsa PKK është shpallur organizatë terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA.

 DEM është partia e tretë më e madhe në Parlament me 57 deputetë, pas Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet dhe Partisë Popullore Republikane (CHP) në opozitë.

 Foto: Iks

 

Остани поврзан