• петок, 27 декември 2024

Rreth 18.000 sirianë u kthyen në vend pas rrëzimit të Asadit

Rreth 18.000 sirianë u kthyen në vend pas rrëzimit të Asadit

Aman, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Rreth 18.000 sirianë braktisën Jordanin për t'u kthyer në vendin e tyre pas rrëzimit të presidentit sirian Bashar al Asad më 8 dhjetor, njoftuan sot autoritetet e Jordanisë.

"Rreth 18.000 sirianë u kthyen në vendin e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Asadit më 8 dhjetor të vitit 2024 deri më sot", deklaroi ministri jordanez i Punëve të Brendshme Mazen al Faraja për televizionin shtetëror Al Mamlaka.

Mes tyre, 2.300 refugjatë janë regjistruar në KB, shtoi ai.

Jordania, e cila ndan 375 kilometra kufi me fqiun e saj, pranoi rreth 680.000 refugjatë sirianë të regjistruar në Komesariatin e Lartë të KB-së për refugjatë.

Mrgjithatë, autoritetet jordaneze njoftuan se kanë pranuar rreth 1,3 milionë persona të zhvendosur nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан