Huthët thonë se e kanë goditur aeroportin "Ben Gurion", Izraeli thotë se mbrojtja ajrore e ka kapur raketën
- – Huthët iranianë nga Jemeni e morën përgjegjësinë për sulmin balistik të natës me raketa ndaj Izraelit, duke thënë se cak ishte aeroporti “Ben Gurion”.
Tel Aviv, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Huthët iranianë nga Jemeni e morën përgjegjësinë për sulmin balistik të natës me raketa ndaj Izraelit, duke thënë se cak ishte aeroporti “Ben Gurion”.
Huthët thonë se “raketa ka arritur cakun edhe krahas mbrojtjes së armikut, ndërsa operacioni ka rezultuar me viktima dhe ndërprerje të navigacionit të aeroportit”.
Megjithatë, forcat izraelite të sigurisë (IDF) njoftuan se raketa ishte kapur me sukses nga mbrojtja ajrore dhe nuk ka raporte për dëmtime të aeroportit. Zbritja e aeroplanëve ishte ndaluar përkohësisht për 30 minuta.
Huthët gjithashtu thonë se kanë kryer sulm me dronë ndaj “cakut vital” në rajonin e Tel Avivit. Autoritetet izraelite njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka raportime për dronë të cilët arritën nga Jemeni.
Grupi, i mbështetur nga Irani, gjithashtu deklaroi se cak i sulmit ishte edhe një anije në Detin Arab, e cila ishte goditur me shumë dronë.
Zëdhënësi i huthëve, Jahja Sari, deklaroi se sulmi mbi aeroportin “Ben Gurion” me raketë balistike hipersonike “Palestina 2” dhe sulmi ndaj anijes “Santa Ursula” në Detin Arab ishin “hakmarrje për agresionin izraelit ndaj vendit tonë”.
Grupi premton se do të vazhdojë me sulmet ndaj Izraelit “derisa nuk ndalet agresioni ndaj Gazës dhe nuk hiqet bllokada”.
Dje, forcat izraelite të sigurisë (IDF) njoftuan se kanë filluar sulme ajrore mbi aeroportin ndërkombëtare Sana në kryeqytetin Jemen i kontrolluar nga huthët dhe objektet energjetike në portin Hodeida. fc/
Fotografia: Arkivi