SHFS: Një amerikan dënohet me 15 vjet burg për mbledhjen e të dhënave gjenetike të qytetarëve rusë
- Shtetasi amerikan Eugen Spektor është dënuar me 15 vjet burg për mbledhjen e të dhënave gjenetike të shtetasve rusë për Pentagonin, njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë ruse (SHFS).
Moskë, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Shtetasi amerikan Eugen Spektor është dënuar me 15 vjet burg për mbledhjen e të dhënave gjenetike të shtetasve rusë për Pentagonin, njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë ruse (SHFS).
Sipas SHFS-së, Spektor ka mbledhur dhe transferuar informacione të klasifikuara bioteknike dhe biomjekësore, përfshirë sekretet shtetërore, të subjekteve të huaja të lidhura me Pentagonin. Qëllimi ishte krijimi i një sistemi për skrining gjenetik për qytetarët rusë.
Përveç dënimit me burg, Spektor duhet të paguajë një gjobë prej 14 milionë rubla (134.000 euro).
Gjykata është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nuk dihet detajet e aktakuzës.
Spektor, një amerikan me origjinë ruse, gjithashtu ishte i dënuar në shtator të vitit 2022 me 3,5 vite burg për korrupsion. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s