• четврток, 26 декември 2024

Haarec: Netanjahu identifikohet me Çerçilin, por historia me shumë gjasa do ta krahasojë me Sllobodan Millosheviçin

Haarec: Netanjahu identifikohet me Çerçilin, por historia me shumë gjasa do ta krahasojë me Sllobodan Millosheviçin

Tel Aviv, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Gazeta më e madhe izraelite "Haarec" ka publikuar një kolumnë që analizon thellësisht paralelet politike dhe historike mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe dy liderëve të rëndësishëm të historisë - Uinston Çerçill dhe Slobodan Millosheviç. Në tekstin, autori Etan Nehin thekson se përderisa Netanjahu aspiron të mbahet mend si Çerçili, trashëgimia e tij mund të përfundojë më afër asaj të të Millosheviçit, ish-liderit të Jugosllavisë i akuzuar për krime lufte.

Si bir i një historiani, Netanjahu ka qenë gjithmonë i fiksuar pas trashëgimisë së tij dhe opinionit publik. Ai shpesh krahasohet me Çerçilin, duke e portretizuar veten si një lider në një kohë krize, një orator i madh dhe një mbrojtës i fortë i demokracisë. Pas fjalimit të tij në Kongresin Amerikan, madje është fotografuar pranë bustit të Çerçillit, për të përforcuar këtë krahasim. Por siç shkruan “Haarec”, shumë më realist është krahasimi me Millosheviçin, populizmi dhe bashkëpunimi i të cilit me forcat ekstremiste e çuan në një konflikt shkatërrues dhe largim nga pushteti.

Në fillimet e tyre, edhe Netanjahu ashtu edhe Millosheviçi ishin politikanë të moderuar. Por me kalimin e kohës, të dy liderët u mbështetën në forcat nacionaliste për të forcuar pushtetin e tyre. Millosheviçi fillimisht u distancua nga ekstremistët serb, kurse Netanjahu i dënoi publikisht provokatorët e krahut të djathtë në Izrael. Megjithatë, të dy në fund u bashkuan me këta elementë ekstremë, duke i lejuar ata të formësojnë peizazhin politik. “Haarec” thekson se aleanca të tilla kanë çuar në destabilizimin dhe shkatërrimin e shoqërive të tyre.

Netanjahu shpesh i thekson operacionet ushtarake të Izraelit si dëshmi për lidership të tij, ashtu si Milosheviçi i ktheu humbjet në fitore duke manipuluar perceptimin publik. Për shembull, ndërsa Milosheviqi e humbiste Kosovën, ai arriti ta tregojë atë si një triumf kundër Perëndimit. Ngjashëm në këtë, Netanjahu i përdor vrasjet e liderëve të Hamasit dhe veprime tjera ushtarake për të fshehur pasojat shkatërruese të bllokadës dhe bombardimeve të gjata të Gazës.

Të dy liderët tregojnë një strategji të përbashkët për të kontrolluar median dhe zërat kritikë në shoqëri. Në Serbi, nën regjimin e Millosheviçit, mediat kontrolloheshin rreptësisht, ndërsa kritikat dënoheshin me burgim ose me shpallje për trathti. Në mënyrë të ngjashme, Netanjahu po punon për të transformuar mediat izraelite, duke sulmuar gazetarët dhe organet e mediave që e kritikojnë atë, me qëllim për të mbytur shprehjen e lirë.

Në tekst theksohet edhe ngjashmërinë midis Netanjahut dhe Millosheviqit për sa i përket jetës së tyre familjare dhe akuzave për korrupsion. Sara Netanjahu, gruaja e kryeministrit, shpesh krahasohet me Mira Markoviçin, gruan e Millosheviçit, për shkak të ndikimit të tyre në politikë. Djemtë e liderëve tregojnë gjithashtu paralele, me Marko Millosheviç dhe Jair Netanjahu që tërheqin vëmendjen për stilin e tyre të diskutueshëm të jetesës.

Në kolumnë theksohet edhe reagimi i dy liderëve ndaj urdhërarresteve të lëshuara nga gjykatat ndërkombëtare. Millosheviçi e shpalli Tribunalin e Hagës si një institucion politik që synon të shkatërrojë popullin serb. Në mënyrë të ngjashme, Netanjahu e dënoi vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare si antisemitik, duke e cilësuar kritikën ndaj tij si një sulm ndaj Izraelit.

Konkludimi i "Haarec" është se, ashtu si korrupsioni e çoi Millosheviçin në rënien e tij, ashtu edhe Netanjahu mund të përballet me një fat të ngjashëm. Autori i bën thirrje shoqërisë izraelite të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë dhe të kërkojë ndryshime, ashtu siç e bëri populli serb këtë përmes zgjedhjeve. Urdhër-arrestet ndërkombëtare, sipas kolumnës, duhet të shërbejnë si një nxitje morale dhe politike për shoqërinë izraelite që të çlirohet nga ndikimi i Netanjahut. ls/

Foto: EPA

 

 

 

Остани поврзан