Zelenski i gatshëm për shkëmbim të territoreve me Moskën: Zona ukrainase janë marrë nga Rusia në këmbim të Kurskut
- – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se nëse zhvillohen bisedime do të propozonte shkëmbim të territoreve të cilat janë nën kontroll të forcave ukrainase në zonën ruse Kursk, në këmbim për kthimin e territoreve ukrainase të cilat momentalisht janë okupuar nga Rusia.
Kiev, 11 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se nëse zhvillohen bisedime do të propozonte shkëmbim të territoreve të cilat janë nën kontroll të forcave ukrainase në zonën ruse Kursk, në këmbim për kthimin e territoreve ukrainase të cilat momentalisht janë okupuar nga Rusia.
“Do të shkëmbejmë një territor për tjetër”, deklaroi Zelenski në intervistë për gazetën britanike Gardian.
Ai nuk saktësoi se cilat territore ukrainase do të ishin mjet i një shkëmbimi të tillë. “Nuk e di, do të shohim. Por, të gjitha territoret tona janë të rëndësishme, nuk ka prioritet”, shtoi Zelenski.
Rusia aktualisht pushton rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës, veçanërisht në rajonet lindore dhe jugore. Pushtimi i gjerë filloi më 24 shkurt 2022 dhe ka zgjatur për gati tre vjet. Në gusht të vitit të kaluar, Ukraina nisi një ofensivë të papritur në pjesën perëndimore të rajonit Kursk të Rusisë, dhe pavarësisht kundërofensiveve ruse, ajo ende kontrollon një pjesë të territorit të pushtuar.
Sipas përfaqësuesve të Kievit, operacioni në Kursk ishte me qëllim që t’i mbrojë rajonet ndërkufitare, ndërsa territoret e mara do të mund të shfrytëzohen si përparësi në bisedime eventuale paqësore.
Zelenski vazhdimisht thekson se çdo plan paqësor duhet të përfshijë garanci të fuqishme të sigurisë nga aleatët, që të parandalohet agresioni i serishëm rus.
Të premten, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se këtë javë sipas gjitha gjasave do të takohet me Zelenskin që të bisedojnë për ndërprerje të luftës. Të dielën, tha se ka realizuar kontakt me presidentin rus Vladimir Putin, por nuk saktësoi kur. Kremlini nuk e konfirmoi, e as e mohoi këtë informacion. fc/
Fotografia: Arkivi