Uens: Administrata e Trampit është e interesuar për Evropën
- Nënpresidenti i Amerikës, Xhej Di Uens do të diskutojë për çështjet ekonomike dhe partneritetin e sigurisë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, publikoi ai, para takimit dypalësh me Fon der Lajen në margjinat e konferencës për inteligjencën artificiale në Paris.
![Uens: Administrata e Trampit është e interesuar për Evropën](https://mia.mk/images/20250211175503_big_730x400_68.webp )
Paris, 11 shkurt 2025 (MIA) - Nënpresidenti i Amerikës, Xhej Di Uens do të diskutojë për çështjet ekonomike dhe partneritetin e sigurisë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, publikoi ai, para takimit dypalësh me Fon der Lajen në margjinat e konferencës për inteligjencën artificiale në Paris.
Uens tha se administrata Trampit e ka bërë të qartë se është shumë e interesuar për Evropën.
"Shohim se ka shumë marrëdhënie ekonomike që duhen ndërtuar me Evropën. Ne, gjithashtu, duam të sigurojmë që jemi vërtet të angazhuar për një partneritet sigurie, që është i mirë, si për Evropën, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara", shtoi nënpresidenti amerikan. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s