Takim Fon der Lajen - Uens: Marrëdhëniet BE-SHBA kanë rol vital në peizazhin e sotëm gjeopolitik
- – Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në përballjen me sfidat e përbashkëta ishte tema kryesore e takimit të sotëm në Paris ndërmjet kryetares së Komisionit Evropian, Ursula don der Lajen dhe nënpresidentit amerikan Xhej – Di Uens.
![Takim Fon der Lajen - Uens: Marrëdhëniet BE-SHBA kanë rol vital në peizazhin e sotëm gjeopolitik](https://mia.mk/images/20250211210355_big_730x400_56.webp )
Bruksel, 11 shkurt 2025 (MIA) – Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në përballjen me sfidat e përbashkëta ishte tema kryesore e takimit të sotëm në Paris ndërmjet kryetares së Komisionit Evropian, Ursula don der Lajen dhe nënpresidentit amerikan Xhej – Di Uens.
Siç bëri të ditur KE-ja, në takim Fon der Lajen dhe Uens e konfirmuan rëndësinë e marrëdhënieve mes BE-së dhe SHBA-së dhe rolin e tyre vital në peizazhin e sotëm gjeopolitik.
Takimi u mbajt në margjinat e Samitit për të ardhmen e inteligjencës artificiale, prandaj në bisedë Fon der Lajen e theksoi edhe përkushtimin e BE-së për zhvillimin e inteligjencës artificiale në interes të të gjithëve, në kushte të mbajtjes së tregut të hapur dhe konkurrues.
“Kryetarja Fon der Lajen e konfirmoi përkushtimin e BE-së drejt marrëdhënieve korrekte tregtare, përderisa të dyja palët e shprehën qëllimin e tyre që t’i japin prioritet bashkëpunimit ekonomik në interes të përbashkët, duke përfshirë edhe për energjinë”, shtohet në kumtesën nga takimi në të cilin mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë”, Kaja Kallas.
Fon der Lajen, gjithashtu, e theksoi përkushtimin e BE-së drejtë arritjes së paqes së drejtë dhe të përhershme në Ukrainë, gjatë kësaj duke potencuar nevojën për vazhdimin e “unitetit në sigurimin e mbështetjes së palëkundur” për Kievin.
Në një publikim në Iks pas takimit Fon der Lajen e falënderoi Uensin për “diskutimin e mirë” për sfidat e përbashkëta si aleatë.
“Nga siguria dhe stabiliteti, te premtimi i madh i teknologjisë dhe sfida kritike e teprimit jo të tregut. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me presidentin e SHBA-së. Shihemi në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, theksoi Fon der Lajen.
Kallas, gjithashtu në Iks, njoftoi se në takim është biseduar për “çështjet kyçe”, si lufta e Rusisë kundër Ukrainës, fuqizimi i mbrojtjes evropiane dhe aktivitetet e Kinës.
“Siç kundërshtarët tanë i koordinojnë aksionet e tyre edhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën”, shtoi Kallas në publikim. fc/
Fotografia: Iks