Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra
- Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir dhe shumë vende të tjera përgjatë bregut të Egjeut është tërhequr me më shumë se 200 metra, publikuan mediat turke.
![Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra](https://mia.mk/images/20250211173537_big_730x400_32.webp )
Ankara, 11 shkurt 2025 (MIA) - Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir dhe shumë vende të tjera përgjatë bregut të Egjeut është tërhequr me më shumë se 200 metra, publikuan mediat turke.
Deti ka filluar të tërhiqet që nga 8 shkurti, ndërsa sot është tërhequr për më shumë se 300 metra në zonën Çeshme dhe portin e Alaçati, ndërsa niveli i ujit në rrethin Dikili dhe Bodrum ka rënë për më shumë se gjysmë metri, duke lënë pas shumë varka të bllokuara, shkruan Anadolia.
Megjithëse qytetarët u shqetësuan, duke e lidhur këtë fenomen me tërmetet në Santorini, ekspertët pohojnë se uji i detit u tërhoq për shkak të erërave të forta veriore dhe se është një proces natyror.
Në bregdetin pranë Marmaris për shkak të tërheqjes së detit janë formuar disa ishujt të ri, ndërsa deti është tërhequr gjithashtu në plazhet Uzunjali dhe Içmeler.
Deti është tërhequr gjithashtu rreth 100 metra nga bregu në Silivri pranë Stambollit, në rajonin Balikesir dhe në Didim.
U vu re se, ndërsa uji u tërhoq, ishujt e rërës u formuan në plazh. Ky fenomen, sipas ekspertëve të cilët theksuan se arsyeja e tërheqjes së ujit të detit në Dardane dhe në bregdetin e Anadollit është një erë e fortë veriore, duhet të zgjasë deri të mërkurën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s