• среда, 12 февруари 2025

Huthët po kërcënohen me sulme të reja ndaj Izraelit nëse nuk respektohet armëpushimi

Huthët po kërcënohen me sulme të reja ndaj Izraelit nëse nuk respektohet armëpushimi

Sana, 11 shkurt 2025 (MIA) - Huthët jemenas, të mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit perëndimor, duke përfshirë kryeqytetin Sana, janë të gatshëm të nisin sulme ndaj Izraelit nëse ai rinovon sulmet në Gazë dhe nuk respekton marrëveshjen për armëpushim, deklaroi lideri i grupit, Abdul Malik al-Huthi.

Para arritjes së armëpushimit në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, Huthët kryen sulme ndaj anijeve izraelite dhe të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq, me çka shkaktuan ndërprerje të zinxhirëve global për furnizim. Grupi pohoi se veprimet e tij ishin akt solidariteti me palestinezët në Gazë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан