• петок, 11 октомври 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës Bislimi në takim me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i Kosovës Bislimi në takim me Lajçakun

 Prishtinë, 10 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi sot do të realizojë takim me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi, Mirosllav Lajçak, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

 Në konferencën e djeshme për mediat pas seancës së Qeverisë së Kosovës, Bislimi tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve të të dyja vendeve. 

 "Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër do ta takohem me Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi si më tej”, tha Bislimi. qa/

 

Остани поврзан