• недела, 05 јануари 2025

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve për dhjetor 2024

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve për dhjetor 2024

Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin dhjetor 2024.

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore, kumtuan nga Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme.

"Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela  pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë: - 03.01.2025 - А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL - 08.01.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан