• петок, 05 декември 2025

Vazhdon debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2026

Vazhdon debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2026

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot pasdite duhet të vazhdojë debati për amandamentet e Propozim-buxhetit të vitit 2026. 

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqe, seanca është caktuar në orën 18. 

Gjatë ditës së djeshme u pranuan disa amandamente nga opozita me të cilat janë kërkuar furnizim shtesë për shërbimet e Ndihmës së shpejtë. 

Për Propozimin-buxhetin e vitit 2026 janë parashtruar gjithsej 200 amendamente, ndërsa pas përfundimit të debatit të amendamenteve në Komisionin kuvendor pritet që më 9 dhjetor për këto të debatohet në seancë plenare. 

Në Propozim-buxhetin për vitin 2026, të ardhurat totale janë projektuar në 374,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale në 413,9 miliardë denarë. Për investime kapitale janë planifikuar 40,5 miliardë denarë. Rritja ekonomike është projektuar të jetë 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor 3,5 për qind nga PBB-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан