Van Dajk: Në këtë moment nuk ka kuptim ta shohim tabelën
- Mbrojtësi i Liverpullit, Virxhil van Dajk konsideron se në këtë moment nuk ka kuptim të shihet tabela e Premier Ligës.
Liverpull, 11 nëntoir 2025 (MIA) - Mbrojtësi i Liverpullit, Virxhil van Dajk konsideron se në këtë moment nuk ka kuptim të shihet tabela e Premier Ligës.
"Nuk ka kuptim të shihet tabela, kjo është e tëra. Mendoj se thjeshtë është e pakuptimtë për ne. Nëse humbni aq shumë ndeshje sa kemi humbur ne, nuk mendoj se duhet shikuar tabela në këtë moment. Por, mjaftë gjatë jam në futboll për ta ditur se sezoni nuk zgjidhet në nëntor ose dhjetor. Punët me të vërtetë bëhen interesant në mars ose prill, kur fillon të paraqitet fotografia e madhe. Dëshirojmë të jemi në krye, por ende ka rrugë të gjatë dhe punë të mundimshme. Për këtë shkak duhet të mbetemi modest dhe të vazhdojmë të punojmë - ky është qëllimi i ynë kryesor dhe e vetmja gjë në të cilën duhet të përqëndrohemi", e citon ESPN-ja holandezin 34-vjeçar.
Liverpulli është i teti në tabelë me 18 pikë pas 11 ndeshjeve. Arsenali është i pari me 26 pikë. bsh/
Foto: EPA