• петок, 05 декември 2025

Organizatorët e LOD "Milano Kortina 2026" e morën flakadanin olimpik, nga Greqia u nisën drejt Italisë

Organizatorët e LOD

Athinë, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Nga stadiumi antik "Panatenaik" në Athinë, ku në vitin 1896 u mbajtën Lojërat e para moderne olimpike, zjarri olimpik për Lojërat Olimpike Dimërore e ka filluar udhëtimin drejt Milanos dhe Kortinas, pasi që në nëntë ditët e klauara e kaloi gjithë Greqinë, njofton korresponentja e MIA-s nga Athina.

Ceremonia e dorëzimit të flakadanit olimpik u mbajt në Panatenaik, por për shkak të parashikimit të Shërbimit kombëtar meteorologjik për kushte të këqija atmosferike dhe stuhisë, nga Komiteti Olimpik grek vendosi ta shkurtojë ngjarjen dhe të mos e mbajë programin artistik.

Pjesa artistike ishte regjistruar dhe shfaqur më parë, e gjithë ceremonia u mbajt ende në mot me diell, por filloi të binte shi pasi delegacioni italian u largua nga stadiumi me flakadanin olimpik.

Flakadani olimpik u soll në stadium nga kampioni botëror grek i mundjes, Jorgos Kujumcidis, i cili ua dorëzoi atë kampionëve olimpikë italianë, Jasmin Paolini dhe Filpo Gana, duke simbolizuar lidhjen midis Greqisë dhe vendit pritës të Lojërave Olimpike, ndërsa e fundit në dorëzimin e stafetës së flakadanit brenda stadiumit ishte kampionia botërore e polos, Eleni Kseenaki, së bashku me shoqet e saj të ekipit.

Kryetari i Komitetit olimpik grek, Isidoros Kuvelos ia dorëzoi flakadanin olimpik kryetarit të komitetit organizativ "Milano Kortina 2026" Xhovano Malago.

Zjarri olimpik, që javën e kaluar u dogj në Olimpinë antike, mbrëmë vonë mbërriti në Athinë, gjatë natës ishte në Akropol, ndërsa herët në mëngjes kaloi përmes qendrës së metropolës greke, pas së cilës mbërriti në stadium.

Në nëntë ditët e kaluara, flakadani olimpik udhëtoi nëpër Greqi, duke kaluar 2.200 kilometra, 23 prefektura dhe shtatë rajone, në 36 ceremoni dhe janë përfshirë 450 persona që e kanë bartur flakadanin, të shoqëruara nga 15 automjete dhe 40 përfaqësues të Komitetit olimpik grek.  

Lojërat olmipike greke në Milano dhe Kortina do të mbahet nga data 6 deri më 22 shkurt të vitit 2026. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан