Real Madridi humbi pikë në tre ndeshje radhazi në La liga
- Real Madridi ka luajtur tre barazime radhazi në ligën spanjolle. Skuadra e Çabi Alonsos mbrëmë ndau pikët me Zhironën (1:1). Në dy ndeshjet e kaluara, ata nuk arritën të mposhtin Elçen (2:2) dhe Rajo Valekanon (0:0).
Madrid, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Real Madridi ka luajtur tre barazime radhazi në ligën spanjolle. Skuadra e Çabi Alonsos mbrëmë ndau pikët me Zhironën (1:1). Në dy ndeshjet e kaluara, ata nuk arritën të mposhtin Elçen (2:2) dhe Rajo Valekanon (0:0).
Alonso dha mendimin e tij pas ndeshjes me Zhironën si mysafire në raundin e 14-të të ligës spanjolle.
"E përmirësuam lojën tonë në pjesën e dytë, patëm më shumë raste. Na mungoi prekja përfundimtare për të fituar tre pikë. Por sezoni është shumë i gjatë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Ka faza të ndryshme në sezon. Në fillim të sezonit, ishim më të qëndrueshëm në fushë si mysafir. Më pëlqeu reagimi pas golit të pësuar. Duhet të qëndrojmë të bashkuar me vetëkritikën e nevojshme", tha trajneri spanjoll në konferencën për shtyp.
Real Madridi ka 33 pikë në 14 ndeshje dhe është i dyti në tabelë.
Seria e fundit prej tre ndeshjesh pa fitore e Real Madridit në La liga ishte në shkurt të këtij viti. Atëherë, ata barazuan dy herë dhe pësuan një disfatë.
Më 3 dhjetor, Real Madridi do të përballet me Atletik Bilbaon.
Foto: EPA