Marselino shpallet trajneri i muajit në La Liga
- Trajneri i Villarrealit, Marselino Garsia Toral, është shpallur trajneri më i mirë i muajit nëntor në ligën spanjolle, njoftoi La Liga.
Madrid, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Trajneri i Villarrealit, Marselino Garsia Toral, është shpallur trajneri më i mirë i muajit nëntor në ligën spanjolle, njoftoi La Liga.
Në votim, spanjolli 60-vjeçar mundi trajnerin e Atletiko Madridit, Diego Simeone, dhe trajnerin e Barcelonës, Hans-Diter Flik.
Në nëntor të vitit 2025, Villarreal mposhti Rajo Vallekanon (4:0), Espanjolin (2:0), Majorkën (2:1) dhe Real Sociedad (3:2).
"Nëndetësja e Verdhë" është e treta në tabelën e ligës spanjolle me 32 pikë pas 14 ndeshjeve.
Foto: EPA