• петок, 05 декември 2025

Vadeful: Përgjegjësia për arritjen e paqes në Ukrainë tani është tek Putini

Vadeful: Përgjegjësia për arritjen e paqes në Ukrainë tani është tek Putini

Berlin, 25 nëntor 2025 (MIA) - Në rrjedhë janë përpjekjet intensive diplomatike për arritje të marrëveshjes për ndërprerje të luftës në Ukrainë, deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful, duke cekur se përgjegjësia për arritje të paqes është tek presidenti rus, Vlladimir Putin.

"Që të arrihet paqja, kjo nuk varet nga askush tjetër përveç se Putinit. Ai e filloi këtë luftë dhe tani ai duhet ta përfundojë. Nëse dëshiron paqe, përfundimisht duhet të tregojë gatishmëri për negociata. Ne jemi të gatshëm - Ukraina, Evropa dhe SHBA-ja. Putini tani duhet të vendosë", tha vadeful në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij jordanez, transmetojnë mediumet britanike.

Ai tha se "diplomatët po punojnë shumë" dhe konfirmoi se nesër do të mbahet takim joformal i Këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Ndërkohë, kancelari gjerman, Fridrih Merc pati bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodimir zelenski për statusin e negociatave për planin paqësor të SHBA-së pas bisedimeve në Gjenevë fundjavën e kaluar, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан