• четврток, 25 декември 2025

Izraeli e akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit në Gaza, lëvizja palestineze mohon

Izraeli e akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit në Gaza, lëvizja palestineze  mohon

Jerusalem, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka akuzuar sot Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, pasi një oficer ushtrie u plagos nga një pajisje shpërthyese në Rafah dhe u premtoi hakmarrje.

Një komunikatën e Kabinetit të kryeministrit thuhet se Hamasi duhet të zbatojë plotësisht marrëveshjen e tetorit, duke vënë në dukje se kërkon që grupi radikal të largohet nga pushteti në Gaza dhe për demilitarizimin dhe deradikalizimin e territorit.

"Izraeli do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme", theksohet në komunikatë.

Paraprakisht, ushtria izraelite njoftoi se një pajisje shpërthyese u përdor kundër një automjeti ushtarak në zonën e Rafah, në pjesën më jugore të Gazës, dhe se një oficer u plagos lehtë.

Lëvizja palestineze e mohoi akuzën.

"Shpërthimi u shkaktua nga bombat e lëna pas nga armiku që nuk shpërthyen, dhe ne i informuam ndërmjetësit për këtë", shkroi zyrtari i Hamasit Mahmoud Merdawi në një postim në X.

Dhuna në Gaza është zbutur, por nuk është ndalur që kur armëpushim hyri në fuqi më 10 tetor, me palët që akuzojnë rregullisht njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se Izraeli ka vrarë më shumë se 400 njerëz në territor që kur armëpushimi hyri në fuqi.

Plani 20-pikësh i propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Tramp në shtator kërkon një armëpushim fillestar, i ndjekur nga hapa drejt një paqeje më të gjerë. Në fund të fundit, ai kërkon që Hamasi të çarmatoset dhe të mos ketë asnjë rol qeverisës në Gaza, dhe që Izraeli të tërhiqet nga territori, i cili është në rrënoja pas dy vitesh lufte.

Palët në konflikt nuk kanë rënë dakord plotësisht për gjithçka në plan.

Hamasi ka thënë se do t'i dorëzojë armët e tij vetëm nëse krijohet shteti palestinez. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан