• недела, 14 декември 2025

Ulet çmimi i mazutit, çmimet e benzinave dhe të naftës mbeten të njëjta

Ulet çmimi i mazutit, çmimet e benzinave dhe të naftës mbeten të njëjta

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) mori Vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,64 për qind në krahasim me vendimin e datës 9.12.2025. Kështu, nga sonte në mesnatë çmimet maksimale të dizelit dhe benzinave mbeten të njëjta, ndërsa do të ketë ulje prej 1,089 denarë për litër për Mazutin M-1 NS, i cili tani do të jetë 32,883 denarë për kilogram.

Çmimi i ri me pakicë i benzinës EUROSUPER BS - 95 dhe EUROSUPER BS - 98, si dhe EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë. 

Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë një ulje prej 3,559 për qind për benzinën, për naftën 2,715 për qind, për vajin ekstra të lehtë 0,766 për qind dhe te mazuti për 4,528 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen paraprake, është më i ulët për 0,2743 për qind. 

Nga data 13.12.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë, 75,00 (denarë/litër) e EUROSUPER BS - 95; 77,00 (denar/litër) e EUROSUPER BS - 98; 68,50 (denar/ litër) e EURODIZEL BS (D-E-V); 66,50 (denar/litës) e Vajit ekstra 1 (EL-1) dhe 32,883 (denarë/litër) e Mazutit M-1 NS. 

Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 më 13.12.2025, ndërsa tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund t’i formojnë çmimet e derivateve të caktuara të naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet maksimale të përcaktuara. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан