• среда, 10 декември 2025

U rrëzua një aeroplan në Sudan - të gjithë udhëtarët humbën jetën

U rrëzua një aeroplan në Sudan - të gjithë udhëtarët humbën jetën

Kartum, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Një aeroplan ushtarak i armatës u rrëzua gjatë uljes, me çka humbën jetën të gjithë personat të cilët u gjetën në fluturake, njoftoi sot ushtria sudaneze. 

Nuk është bërë e ditur sa persona kanë humbur jetën. 

Në shkurt të këtij viti, 46 persona – në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë – humbën jetën kur një aeroplan ushtarak u rrëzua në pjesën e banuar dendur nga Oumdurmani. fc/

Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан