• среда, 10 декември 2025

Dy ndërtesa u shembën në Marok, 19 persona e kanë humbur jetën

Dy ndërtesa u shembën në Marok, 19 persona e kanë humbur jetën

Fes, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Dy ndërtesa katërkatëshe u shembën në qytetin Fes në Marok, me ç'rast jetën e kanë humbur 19 persona, kumtuan sot autoritetet lokale.

Agjencia shtetërore marokene e lajmeve informoi se në dy ndërtesat jetonin tetë familje.

Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar në fatkeqësinë dhe janë dërguar në mjekim në spitalin më të afërt.

Autoritetet njoftuan se lagja u evakua dhe se kërkimi dhe aktivitetet për shpëtim po vazhdojnë.

Shkaku i shembjes tani për tani nuk është i njohur, as numri i personave, të cilët konsiderohen të zhdukur.

Fes është qyteti i dytë më i madh në Marok dhe është një nga nikoqirët e Kupës së sivjeme të kombeve afrikane në futboll, si dhe të Kampionatit botëror në vitin 2030. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан