• среда, 10 декември 2025

Në Kongresin Amerikan është dorëzuar projektligj për tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja

Në Kongresin Amerikan është dorëzuar projektligj për tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja

 Uashington, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kongresmeni republikan Tomas Masi ka paraqitur një projektligj në Dhomën e Përfaqësuesve të Komgresit amerikan  me të cilin kërkohet tërheqja e vendit nga Aleanca Veriatlantike  (NATO), bëri të ditur kabineti i tij. Iniciativa quhet "LIgj për Organizatën e Pabesueshme".

Projektligji thekson se NATO është një "relikt i Luftës së Ftohtë" sepse u formua për t'iu kundërvënë BRSS-së, e cila u shpërbë më shumë se 30 vjet më parë. Që atëherë, pjesëmarrja e SHBA-së në Aleancë u ka kushtuar taksapaguesve amerikanë triliona dollarë, thuhet në tekst. 

 "Kushtetuta jonë nuk e sanksiononte përfshirjen e vazhdueshme në konflikte të huaja; Etërit tanë - themelues paralajmëruan kundër kësaj. Amerika nuk duhet të jetë mbrojtësja e botës, veçanërisht kur kombet e pasura refuzojnë të paguajnë për mbrojtjen e tyre", theksoi Masi.

Nëse projektligji  miratohet presidenti amerikan do të jetë i detyruar në afat prej 30 ditëlve ta njoftojë NATO-n për tërheqjen e një vendi. Ai gjithashtu do të ndalonte përdorimin e fondeve të taksapaguesve amerikanë për të financuar buxhetet e Aleancës. 

Bashkëpartiaku i Masit, senatori nga Juta, Majk Li, e prezantoi projektligjin në Senatin e SHBA-së. 

 Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp disa herë është kërcënuar se do ta tërheqë vendin nga NATO-ja, duke kritikuar aleatët në bllok për mos shpenzime të mjaftueshme për mbrojtje. Pas kritikave të tij, vendet  anëtare të Aleancës janë zotuar t'i rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2035.

Gjatë administratës së ish-presidentit Xho Bajdenit, Kongresi miratoi një projektligj që do t'i ndalonte çdo presidenti i SHBA-së ta tërhiqë vendin nga NATO-ja. Megjithatë, siç raportoi "Politiko", Trampi mund të përpiqet ta anashkalojë këtë ndalim duke përdorur fuqitë e tij presidenciale në politikën e jashtme.

 Foto: piksabej

 

Остани поврзан