• среда, 10 декември 2025

Të paktën dymbëdhjetë të vdekur nga zjarri masiv në një ndërtesë banimi në Kinë

Të paktën dymbëdhjetë të vdekur nga zjarri masiv në një ndërtesë banimi në Kinë

Pekin, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Dymbëdhjetë persona kanë vdekur në zjarrin në ndërtesën e qytetin jugor kinez Shantu, raportuan mediat shtetërore kineze. 

Zjarri shpërtheu dje në orën 21:20 sipas kohës lokale në një ndërtesë katërkatëshe dhe u shua 40 minuta më vonë.

Hetimi për shkakun e zjarrit është duke vazhduar 

Incidenti vjen pasi numri i viktimave në zjarrin më vdekjeprurës në Hong Kong në dekadat e fundit, dje u rrit në 160. Zjarri shkaktoi thirrje nga liderët kinezë për eliminimin e rreziqeve të sigurisë në industrinë e banimit.

Kina, gjithashtu, publikoi një inspektim gjithëpërfshirës të standardeve të sigurisë nga zjarri në ndërtesat e larta në të gjithë vendin muajin e kaluar pas zjarrit vdekjeprurës në Hong Kong.

Zjarri në Shantu është i fundit në një varg incidentesh të ngjashme vdekjeprurëse në të gjithë vendin në vitet e fundit. Në prill, 20 persona humbën jetën në një zjarr në shtëpinë e të moshuarve në kkrahinën veriore të Hebej. Disa javë më vonë, një zjarr në një restorant në Kinën verilindore mori jetën e 22 personave. rq/

Foto: Printskrin "X"

 

Остани поврзан