• четврток, 04 декември 2025

Triumf i Arsimit ndaj Sileksit në Kratovë

Triumf i Arsimit ndaj Sileksit në Kratovë

Kratovë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Ndeshja e parë e xhiros së 15-të nga Liga e Parë e Futbollit e luajtur pasdite në Kratovë përfundoi me fitore 3:1 të ekipit mysafir Arsimi kundër Sileks. Ndeshja u luajt në kushte të vështira, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, fusha ishte në pjesën më të madhe e mbuluar me ujë dhe futbollistët e kontrolluan vështirë topin.

Në kushte të këtilla mysafirët fituan në finishin e pjesës së parë (minuta e 44-të) përmes Mirnel Huriq: Rinor Ajdini e çoi epërsinë në 2:0 për Arsimin në minutën e 61-të, ndërsa Martin Mirçevski shënoi golin për ekipin vendas në minutën e 75-të. Rezultatin përfundimtar 3:1 për Arsimin e vendosi Alban Tairi në minutën e 81-të.

Nesër do të luhen dy ndeshje: Pelister - Makedonija GJP dhe Brera - Tikvesh, ndërsa të dielën janë planifikuar ndeshjet: Struga - Bashkimi dhe Vardari - Shkupi.

Ndeshja e fundit e kësaj raundi do të luhet të hënën midis Shkëndijës dhe Rabotniçkit. mb/

Foto: FFM

Остани поврзан