Trampi pretendon se SHBA-ja do të marrë kontrollin e Gazës pas luftës, pa pasur nevojë për trupa amerikane
- Presidenti i SHBA-së, Donald Trampi sot deklaroi se Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas përfundimit të veprimeve ushtarake, duke theksuar se atje nuk do të ketë nevojë për trupa amerikane.

Uashington, 6 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trampi sot deklaroi se Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas përfundimit të veprimeve ushtarake, duke theksuar se atje nuk do të ketë nevojë për trupa amerikane.
"Pas përfundimit të luftës, Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së. Palestinezët... tashmë do të zhvendosen në vende shumë më të sigurta dhe më të bukura në rajon, me shtëpi të reja dhe moderne", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social", duke shtuar deklaratën e tij të mëparshme të diskutueshme për të ardhmen e Gazës.
"Nuk do të ketë nevojë për trupa amerikane!", ka shkruar Trampi.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime mes analistëve politikë dhe liderëve botërorë, pasi është e paqartë se si SHBA-ja do të merrnin kontrollin e Gazës dhe si do të realizohej zhvendosja e popullsisë palestineze.
Foto: Printskrin