• сабота, 22 февруари 2025

Aksios: Zelenski aq shumë e hidhëroi Trampin sa ai ishte në hap të tërheqjes së mbështetjes për Kievin

Aksios: Zelenski aq shumë e hidhëroi Trampin sa ai ishte në hap të tërheqjes së mbështetjes për Kievin

Uashington, 21 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski aq shumë e hidhëroi presidentin amerikan Donald Tramp në ditët e fundit sa kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte në hap ta ndërpresë mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën, deklaruan tre përfaqësuesit amerikan të njoftuar me diskutimet për portalin amerikan Aksios.

Gjashtë përfaqësues të administratës deklaruan për portalin se nëntë ditët e fundit kishte pesë incidente të cilat hidhëruan Trampin, nënpresidentin amerikan Xhej-Di Vens, sekretarin shtetëror Marko Rubio dhe këshilltarin për siguri kombëtare Majk Volc. Një zyrtar tha se Zelenski "ka treguar se si nuk duhet të punohet".

Ministri amerikan i Financave Skot Besant u takua me Zelenskin në Kiev më 12 shkurt për të ofruar propozim që do t'i mundësojë SHBA-së qasje te të drejtat e mineraleve të ralla ukrainase në këmbim të mbrojtjes së Uashingtonit. Trampi më vonë u tha gazetarëve se Zelenski ishte i "pahijshëm" dhe se e shtyu takimin me Besantin sepse ishte në gjumë.

Në konferencën e sigurisë në Mynih, Vens dhe Rubio u takuan me Zelenskin më 14 shkurt për ta marrë lejen e tij për marrëveshjen për të drejtat e mineraleve. Persona zyrtarë thanë se Zelenski e ka befasuar Vensin dhe Rubion duke thënë se nuk ka autorizim ta miratojë atë në mënyrë unanime pa Parlamentin. Pastaj, Zelenski publikisht e hodhi poshtë ofertën në konferen për media në Munih më 15 shkurt, ndërsa përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë theksuan se vërejtjet e tij se marrëveshja "nuk është në interes të Ukrainës sovrane" dukshëm dallon nga komentet pozitive që i dha ai në platformën Iks një ditë më parë.

Pasi Zelenski kritikoi faktin se një takim i delegacioneve ruse dhe amerikane për Ukrainën u mbajt në Arabinë Saudite më 18 shkurt pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kievi, Tramp tha se Zelenski ka mbështetjen e vetëm katër për qind të ukrainasve. Zelenski u përgjigj më 19 shkurt, duke thënë se presidenti amerikan "jeton në një hapësirë ​​dezinformimi". Më pas Trampi e quajti Zelenskin një "komedian modest të suksesshëm", i cili u bë "diktator pa zgjedhje", shkruan portali, duke shtuar se Trampi kurrë nuk e karakterizoi presidentin rus Vlladimir Putin si diktator. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан