Toshkovski për zërat për shkarkimin e tij: Kam filluar shumë projekte që duhet t'i përfundoj vitin e ardhshëm
- Kam filluar shumë projekte themelore vitin e kaluar të cilat do të duhet t'i përfundoj vitin e ardhshëm, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i pyetur për qëndrimin e tij ndaj zërave për ndërrimin e tij me rikonstruksionin e Qeverisë dhe mundësinë e kalimit në një pozicion tjetër.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Kam filluar shumë projekte themelore vitin e kaluar të cilat do të duhet t'i përfundoj vitin e ardhshëm, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i pyetur për qëndrimin e tij ndaj zërave për ndërrimin e tij me rikonstruksionin e Qeverisë dhe mundësinë e kalimit në një pozicion tjetër.
I pyetur nëse në prag të festave do të ketë kontrolle të përbashkëta nga policia dhe inspektorët e tregut në lokalet e hotelerisë, Toshkovski tha se për këtë po punohet vazhdimisht.
"Po punojmë vazhdimisht për këtë, ka rezultate, publiku është i informuar, deklaroi Toshkovski pas pjesëmarrjes në Konferencën Kombëtare për Sigurinë në Komunikacion në Vetëqeverisjen Lokale, që mbahet sot në Shkup, në organizim të Këshillit Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Foto: MIA