Tomovski paralajmëron padi për shpifje kundër LSDM-së: Nuk jam pronar, nuk kam asnjë të ardhur dhe nuk kam lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë e përmendur
- Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, përmes një postimi në Fejsbuk njoftoi një padi për shpifje kundër LSDM-së.
Shkup, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, përmes një postimi në Fejsbuk njoftoi një padi për shpifje kundër LSDM-së.
"Unë nuk jam pronar, nuk fitoj asnjë të ardhur dhe nuk kam lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë e përmendur. Deri më tani, nuk kam dëgjuar se çfarë krimi kam kryer, as nuk kam parë ndonjë provë për këtë. Në rrëmujën e tyre, dje ata damkosën një kompani tjetër vendase që nuk është e imja, dhe sot publikisht e publikuan numrin tim të telefonit - një numër që e dinë të gjithë ata që më njohin, të cilin e kam pasur me vite dhe i cili është i vetmi numër që kam, i caktuar shumë vite më parë nga babai im. Në numrin e njejtë mund të kishin telefonuardhe të kishin kërkuar falje, por zgjodhën të shkonin në gjykatë. Prandaj, e përsëris edhe një herë: ata do të mbahen përgjegjës dhe do të pasojë një padi. Punë të "fortë" ka kryer ekipi antikorrupsion i LSD-së - e kanë gjetur numrin tim të cilin të gjithë e dinë dhe është në emrin tim", shkruhet në postimin në Fejsbukun e Tomovskit.
Lidhur me tenderët, Tomovski thotë se nuk sheh asnjë krim në atë që firma e cila nuk është e tij merr pjesë dhe fiton në tender.
Foto: Arkivi i MIA-s