Tinejxheri i Arsenalit, Daumen ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve
- Tinejxheri nga radhët e Arsenalit londinez, Maks Daumen ka shkruar histori në Ligën e kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri i cili është paraqitur në garën elite evropiane për klube.
Londër, 5 nëntor 2025 (MIA) - Tinejxheri nga radhët e Arsenalit londinez, Maks Daumen ka shkruar histori në Ligën e kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri i cili është paraqitur në garën elite evropiane për klube.
Daumen (15) ka hyrë në fushë në ndeshjen e djeshme kundër ekipit çek, Sllavia Praga në minutën e 72-të, me çka talenti i ri u bë futbollisti më i ri në histori të Ligës së kampionëve.
Me 15 vjet e 308 ditë, Daumen i ka tejkaluar rekorderët paraprakë, Jusuf Mukoko nga Borusia Dortmund (16 vjet e 16 ditë) dhe Lamin Jamal (16 vjet e 68 ditë).
Daumen, i cili është në Arsenal nga mosha e tij pesëvjeçare, paradokohe u bë startuesi më i ri i ekipit londinez, duke u paraqitur në Liga kupën angleze në moshën 15 vjeç dhe 302 ditë. bsh/
Foto: EPA