Tetë të lënduar përfunduan në spital pas një aksidenti në rrugën Gostivar - Tetovë
- – Tetë persona janë lënduar në aksidentin i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 në aksin rrugor Gostivar – Tetovë, te nyja për dalje drejt fshatit Kamjan.
Tetovë, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Tetë persona janë lënduar në aksidentin i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:05 në aksin rrugor Gostivar – Tetovë, te nyja për dalje drejt fshatit Kamjan.
Në aksident morën pjesë një automjet i udhëtarëve “Mercedes” me targa të Austrisë dhe një automjet i udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës.
“Në aksident lëndime kanë marrë tetë persona të cilët me automjete të ndihmës mjekësore urgjente janë dërguar në Qendrën Klinike Tetovë”, informon SPB Tetovë.
Për shkak kryerjes së mbikëqyrjes, komunikacioni mbrëmë deri në orën 23:00 zhvillohej në një korsi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s