Takime të Murtezanit në PE: Mbështetje për perspektivën evropiane të vendit
- Mbështetja e fuqishme nga Parlamenti Evropian për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar në takimet e sotme në Bruksel të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe eurodeputetëve Tajs Rojten dhe Matej Tonin, të cilët janë eaportues të PE-së në hije për vendin.

Bruksel, 4 shkurt 2025 (MIA) - Mbështetja e fuqishme nga Parlamenti Evropian për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar në takimet e sotme në Bruksel të ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe eurodeputetëve Tajs Rojten dhe Matej Tonin, të cilët janë eaportues të PE-së në hije për vendin.
Në takimet deputetët evropianë e theksuan rëndësinë e reformave dhe dinamikën e procesit inkuadrues, si dhe nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me të gjitha vendet anëtare të Unionit.
Në këtë rast, u theksua se vazhdimi i rrugës integruese varet nga përpjekjet e përbashkëta dhe qasjes konstruktive në zgjidhjen e sfidave në rrugën evropiane.
Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt agjendës evropiane. Ai theksoi se vendi mbetet partner aktiv në procesin e aderimit dhe pret qasje të parashikueshme dhe të drejtë nga ana e Bashkimi Evropian.
Gjatë vizitës dyditore në Bruksel, e cila filloi sot, është paraparë që Murtezani të takohet edhe me Komisaren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, bashkëkryetaren e Komitetit të Përzier Parlamentar Maqedonia e Veriut-BE, eurodeputetin kroat Karlo Resler, me drejtorin ekzekutiv për Evropë në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Mati Masikas, dhe me Kryetarin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), Oliver Ropke.
Në takimet pritet të bisedohet për progresin e vendit në procesin e anëtarësimit në BE, axhendën e reformave, hapat e ardhshëm në procesin e negociatave, për bashkëpunimin me institucionet evropiane, si dhe sfidat politike dhe të sigurisë në rajon dhe aspektet gjeopolitike të procesit të zgjerimit.
Foto: MEP