• среда, 20 ноември 2024

Takim lamtumirës i ambasadorit Markovski me presidentin e Shqipërisë, Begaj

Takim lamtumirës i ambasadorit Markovski me presidentin e Shqipërisë, Begaj

Tiranë, 19 nëntor 2024 (MIA) - Në rezidencën presidenciale në Tiranë është mbajtur takim lamtumirës i ambasadorit Danço Markovski me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, publikoi Ambasada e Maqedonisë.

Siç informojnë nga Ambasada, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi dhe mirënjohje për bashkëpunimin e mirë të ndërsjellë, me dëshirë që ai të vazhdojë mes dy institucioneve.

Takimi u shfrytëzua edhe për shkëmbimin e mendimeve rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin dhe perspektivat mes dy vendeve.

Këto ditë Markovski në Ministrinë e Punëve të Jashtme Evropiane ka realizuar takim lamtumirës edhe me ministrin Igli Hasanin.

Me këtë rast, u konstatua nevoja për t'i dhënë impuls shtesë bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional, ekonomiko-tregtar dhe kulturor, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella dhe gjenerimin e përbashkët të stabilitetit në rajon.

Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë, Markovski është nga viti 2020. rq/bsh/

Foto: Ambasada e RMV-së

Тагови

Остани поврзан