Deklaratë e Komitetit të Ministrave të KE-së me rastin e 1000 ditëve nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës
- Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi një deklaratë me të cilën shënohen 1000 ditë nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës.
Strasburg, 19 nëntor 2024 (MIA) – Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi një deklaratë me të cilën shënohen 1000 ditë nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës.
"Tashmë 1000 ditë Rusia ka zhvilluar një luftë agresive kundër Ukrainës me një shkelje të rëndë të të drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Kartën e OKB-së dhe Kartën e Këshillit të Evropës", theksohet në kumtesën e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, organi më i lartë ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare i përbërë nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare dhe zëvendësit e tyre.
Në deklaratën theksohet se populli ukrainas ka vuajtur jashtëzakonisht shumë për një mijë ditë; mijëra fëmijë ukrainas janë dëbuar ilegalisht, mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë ose plagosur dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
"Sot ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në luftën e saj për liri, demokraci, sovranitet dhe integritet territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar rikonstruimin dhe rinovimin e vendit, si dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj dhe për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", theksohet në deklaratën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s