ANEB: Irani propozoi që të mos i rrisë rezervat e uraniumit të pasuruar 60 për qind
- – Irani propozoi që të mos i rrisë rezervat e uraniumit të pasuruar deri 60 për qind dhe u përgatit që ta përmbushë këtë detyrim, bëhet e ditur në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).
Vjenë, 19 nëntor 2024 (MIA) – Irani propozoi që të mos i rrisë rezervat e uraniumit të pasuruar deri 60 për qind dhe u përgatit që ta përmbushë këtë detyrim, bëhet e ditur në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).
Teorikisht, për krijimin e një bombe atomike nevojitet uranium i pasuruar me pastërti prej rreth 90 për qind.
Gjatë vizitës javën e kaluar të drejtorit të përgjithshëm të ANEB, Rafael Grosi në Iran, u bisedua për mundësinë që Irani të mos i rrisë rezervat e uraniumit të pasuruar deri 60 për qind.
Në raportin e ANEB theksohet se Irani “ka filluar të zbatojë masa përgatitore”. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s