• недела, 02 февруари 2025

Tërmet me fuqi prej 5,1 ballë në ishullin grek Lesbos

Tërmet me fuqi prej 5,1 ballë në ishullin grek Lesbos

Athinë, 22 janar 2025 (MIA) -Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5,1 ballë mbrëmë ishte regjistruar në pjesën detare të ishullit grek Lezbos, ndërsa përveç se rrëshqitje të dheut në rrugën lokale nuk është regjistruar dëm tjetër material, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Si preventivë, sot do të mbeten të mbyllura shkollat në tri komuna të ishullit. 

Tërmeti ishte ndjerë edhe në ishujt përreth, por edhe në një pjesë të bregdetit turk që është në afërsi, ndërsa vijuan tetë tërmete më të vogla gjatë natës.

Profesori dhe kryetari i Organizatës për Planifikim dhe Mbrojtje nga tërmetet Eftimios Lekas për televizionin shtetëror grek ERT tha se pas 48 orëve do të ketë pasqyrë të qartë duke theksuar se po hetohet lidhja e tërmetit me thyerjet në rajonin konkret. fc/

Тагови

Остани поврзан