• четврток, 25 декември 2025

Të paktën dy të vdekur në dy shpërthime dhe zjarr në një shtëpi për të moshuarit në afërsi të Filadelfias

Të paktën dy të vdekur në dy shpërthime dhe zjarr në një shtëpi për të moshuarit në afërsi të Filadelfias

Filadelfia, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Dy shpërthime dhe një zjarr, me sa duket i shkaktuar nga një rrjedhje gazi, shkatërruan një shtëpi për të moshuarit në afërsi të Filadelfias, me ç'rast humbën jetën dy persona. Zyrtarët thanë se ka filluar një kërkim intensiv për viktimat në pjesën e shembur të ndërtesës.

Qendra për Raste Emergjente në qarkun Baks mbrëmë pas orës 14 sipas kohës lokale mori informacionin për shpërthimin ku ishin personat e lënduar në shtëpinë e të moshuarve Silver Lejk në Bristol, rreth 33 kilometra larg nga Filadelfia.

Shefi i zjarrfikësve Kevin Dipolito tha se pesë persona rezultojnë aktualisht të zhdukur, ndërsa një numër i papërcaktuar i të mbijetuarve janë plagosur.

 

Pesë orë pas incidentit, ai tha se zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit ende po e trajtonin kërkimin si një operacion shpëtimi dhe se pajisje të rënda ishin sjellë për të ndihmuar në heqjen e copave më të mëdha të rrënojave.

Numri i saktë i pacientëve dhe stafit që ndodheshin në ndërtesë në kohën e incidentit është aktualisht i panjohur, por dihet që objekti ka licencë për 174 shtretër. sa/

foto: JuTjub

Остани поврзан