• сабота, 22 февруари 2025

Siljanovska-Davkova për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë: Shoh një zhbllokim, ka një hap përpara, nevojiten vullnet i mirë dhe manifestimi i fqinjësisë së mirë

Siljanovska-Davkova për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë: Shoh një zhbllokim, ka një hap përpara,  nevojiten vullnet i mirë dhe manifestimi i fqinjësisë së mirë

 Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sheh zhbllokim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas njohurive të saj, siç deklaroi sot, ka një hap përpara. Është e re, tha, se Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor është aktiv dhe "ka propozime kreative, në kuptimin që mund të na hapet rruga për klasteret 2, 3 dhe 4".

 Sipas presidentes, procesi nuk varet vetëm nga vend i cili ka treguar një bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar për integrimin evropian. Nevojitet kohë, vullnet të mirë dhe manifestim  të fqinjësisë së mirë.

Siljanovska-Davkova pret në takimet e drejtpërdrejta që të bisedohet për zgjidhjet e mundshme, ndërsa në fqinjësi të mirë, siç theksoi, nuk mund të njohë veton dhe kërcënime të ngjashme. 

 "Po, shoh zhbllokim. Procesi nuk varet vetëm nga ne, sepse ne kemi treguar bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar për sa i përket integrimit tonë evropian. Mendoj se duhet të bisedohet, të negociohet. Sipas njohurive të mia, ka një hap përpara.  Unë edhe në Aushvic u  pash presidentin e Bullgarisë. Mes nesh ka dialog miqësor dhe mirëkuptim. Pres që në takimet e drejtpëdrejta të boisedohet për zgjidhjet e mundshme. Ajo që është e re dhe frymëzuese është se Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, që do të thotë miqtë tanë, është aktiv. E di që ka propozime kreative, në kuptimin që mund të na hapet rruga drejt klasteret 2, 3 dhe 4. E dini që kemi lidhur një marrëveshje për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Në fund të fundit, edhe pse nuk jemi anëtare e BE-së,  kemi një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë plotësisht të harmonizuar dhe mendoj se duhet kohë, duhet, ajo që është më e rëndësishmja - vullnet të mirë, duhet manifestim të fqinjësisë së mirë. Në fqinjësi të mirë nuk mund t'i njoh mekanizma si vetoja dhe kërcënimet e ngjashme", tha Siljanovska-Davkova, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me njoftimin e djeshëm të Euroaktiv se Bullgaria mbetet  në qëndrimin për ndryshimin e Kushtetutës si pjesë e kornizës negociuese.

 Siljanovska-Davkova mori pjesë në manifestimin "Mëngjesi Global i Grave 2025" që e organizoi Unioni i Kimistëve dhe Teknologëve të Maqedonisë, me rastin e 11 shkurtit - Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në shkencë.

Foto: MIA 

 

 

Остани поврзан