• сабота, 22 јуни 2024

Siljanovska Davkova nikoqire e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të PBEJL-së

Siljanovska Davkova nikoqire e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të PBEJL-së

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të jetë nikoqire e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), që do të mbahet nesër në Shkup si aktivitet përmbyllës në kuadër të kryesimit të vendit tonë me Procesin nën moton "Zhvendosja e ndarjeve, ndërtimi i besimit".

Në kuadër të Samitit, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, është paraparë takim plenar i shefave të delegacioneve pas çka do të pasojë konferencë e përbashkët për shtyp i kryesuesit aktual me atë të ardhshëm me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Në Samit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Gerapetritis, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, zëvendësministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivan Kondov, sekretari shtetëror në MPJ të Moldavisë, Sergej Mihov, sekretarja shtetërore në MPJ të Rumanisë, Daniella Gitman, ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, zëvendës drejtori administrativ në Shërbimin evropian për punë të jashtme të BE-së, Marko Makovec, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu dhe përfaqësuesja nga Komisioni evropian, Ana Vezirogllu.

Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore, si firum për bashkëpunim rajonal është themeluar në vitin 1996 dhe i përfshin të gjithë 13 pjesëmarrësit nga Evropa Juglindore me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për çështjet rajonale, përforcimin e marrëdhënieve të mkira fqinjësore, promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit dhe nxitjes së integrimit evropian dhe euroatlantik të vendeve nga Evropa Juglindore. Në atë drejtim, qëllimet kryesore të PBEJL-së janë avancimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë, nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe drejtësisë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан