• четврток, 20 јуни 2024

Siljanovska Davkova e ka nënshkruar dekretin për Ligjin për riorganizimin e administratës shtetërore

Siljanovska Davkova e ka nënshkruar dekretin për Ligjin për riorganizimin e administratës shtetërore

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e ka nënshkruar dekretin për Ligjin për ndryshime të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

Në publikimin në Fejsbuk, Siljanovska Davkova sqaron se bëhet fjalë për ligj, i cili miratohet me shumicë prej dy të tretave, të cilin presidenti, në pajtim me nenin 75, paragrafi (4), është i obliguar ta nënshkruajë, respektivisht nuk ka të drejtë të vendos veto.

"Ligji është reformues dhe me të fillimisht anulohet paralelizmi i kompetencave në shumë ministri, me çka do të sigurohet funksionalitet dhe përgjegjësi, e dyta do të (dis)locohen kompetencat në ministritë adekuate, me çka do të racionalizohet dhe hynë në fuqi puna e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti e Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndës së Parë Minerale, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e treta do të institucionalizohen prioritetet tona përmes formimit të ministrive adekuate (Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Digjital) dhe e katërta, do të ngritet niveli i kujdesit shoqëror për shëndetin fizik dhe mental të kombit (Ministria e Sportit)", qëndron në publikimin në Fejsbuk.

Ligji u miratua vonë të premten me shumicë prej dy të tretave. Përkrahje dhanë 8 deputetë, ndërsa 22 ishin kundër. Për ndryshimet e Ligjit votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, koalicionit Vlen, partisë ZNAM, si dhe deputetë të Frontit Evropian, të udhëhequr nga BDI-ja. bsh/

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан