• четврток, 27 јуни 2024

Mickoski: Nuk mund të bëhemi sikur nuk kuptojmë se emri kushtetues nuk është pjesë e sistemit juridik

Mickoski: Nuk mund të bëhemi sikur nuk kuptojmë se emri kushtetues nuk është pjesë e sistemit juridik

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Atdheu im është Maqedonia, dhe gjatë dhënies së deklaratave emrin nuk do ta përdor ndryshe, por si qeveri do të duhet t'i respektojmë ligjet dhe Kushtetutën. Nuk mund të bëhemi sikur nuk e kuptojmë se kjo është pjesë e sistemit juridik, deklaroi sot Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për qeverinë e re.

"Jo, qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Siç mund të më dëgjoni unë gjatë gjithë kohës them Maqedonia dhe do të vazhdoj të them Maqedonia. Nuk mundemi ne si qeveri të kërkojmë nga qytetarët që t'i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet ndërsa ne të kalkulojmë dhe të kemi standarde të dyfishta", tha Mickoski, i cili ishte në një ngjarje në Tetovë.

Përkujtoi se edhe më parë ka thënë se nuk do ta përdorë mbiemrin, por si Qeveri do të duhet t'i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën lidhur me përdorimin e emrit kushtetues.

"Edhe në deklaratën e sotme e shihni sërish se kështu është, kështu do të jetë edhe në të ardhmen, sepse është e drejta ime elementare njerëzore, ajo si unë do ta quaj atdheun tim. Është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedoni, por në të njëjtën kohë si Qeveri duhet të respektojmë ligjet dhe Kushtetutën, Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar vitin e kaluar si rezultat i procesit Zhan Mone dhe si rezultat i atyre ndryshimeve, dhe ky është akt ligjërisht obligativ, pra pjesa që i referohet betimit të kryetarit të Qeverisë, anëtarëve të qeverisë, kryetarit të Kuvendit, nënkryetarëve të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese...", tha Mickoski.

Unë, potencoi ai, nuk mund të kem standarde të dyfishta të pranoj dhe të parashtroj ligje me mbiemrin i cili është pjesë e emrit kushtetues, të kemi komunikim institucional nën emrin kushtetues, të vrapojmë të nxjerim pasaporta dhe dokumente personale si politikanë të caktuar të cilët rreziten në Egjipt, te fqinji ynë jugor dhe të bëhemi sikur nuk e kuptojmë se ajo nuk është pjesë e sistemit tonë juridik.

"Por, përdorimi im personal, si njeri, gjatë dhënies së deklaratave, e kam thënë këtë, asnjëherë nuk do të jetë ndryshe nga ajo që është sot. Atdheu im është Maqedonia, dhe do të mbetet Maqedonia", tha Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

Остани поврзан