• петок, 28 јуни 2024

Shpëtohet turisti i lënduar në Ohër i cili ra në një terren të vështirë pranë hotelit "Desaret"

Shpëtohet turisti i lënduar në Ohër i cili ra në një terren të vështirë pranë hotelit

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Një person, shtetas i huaj, ka rënë sot në terren të paarritshëm në afërsi të hotelit “Desaret” në Ohër. Gjatë rënies personi ka marrë lëndime trupore me çka është thirrur Ndihma urgjente mjekësore. Rasti është lajmëruar në numrin për thirrje urgjente 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK).

Siç informon QMK, për shkak të vështirësive në terren, ekipi mjekësor nuk ka mundur të intervenojë.

"Nga QMK janë njoftuar zjarrfikësit nga NjTKZ Ohër, policia nga SPB Ohër dhe Shërbimi malor për shpëtim “Patagonia” nga Ohri. Ka intervenuar ekipi nga NjTKZ Ohër me një automjet kundër zjarreve dhe tre zjarrfikës, me çka personi është nxjerrë nga vendi i ngjarjes është transportuar në automjetin e ndihmës urgjente dhe më pas në spitalin e Ohrit për trajtim të mëtutjeshëm" , thuhet në deklaratën e QMK-së.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан