• петок, 28 јуни 2024

Shpëtohet turisti anglez i cili ra nga shkëmbi në Liqenin e Ohrit (PLT)

Shpëtohet turisti anglez i cili ra nga shkëmbi në Liqenin e Ohrit (PLT)

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Është shpëtuar personi që pasditen e sotme ra nga një shkëmb në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të kompleksit të hoteleve në bregdetin e Ohrit. Personi ka marrë lëndime trupore, ndërsa pas masave të ndërmarra është konstatuar se bëhet fjalë për S.M.A (45) nga Anglia.

Rasti, siç informojnë nga MPB-ja është paraqitur në SPB Ohër sot në orën 12:35. Në vendin e locuar menjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga Stacioni policor Ohër dhe nga Stacioni policor për vëzhgim kufitar "Liqeni i Ohrit".

"Mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar lëndime trupore ke me një automjet lundrimi të Komisariatit për vëzhgim kufitar është transportuar në Policinë e liqenit. I lënduari me automjet mjekësor është dërguar në spitalin ‘Sh. Erasmus’ në Ohër", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Më herët Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se rasti është paraqitur në numrin e emergjencës 112. Për shkak të vështirësisë në terren ekipi mjekësor nuk ka mundur të intervenojë dhe në aksionin janë përfshirë zjarrfikësit nga NjTKZ Ohër, policët nga SPB Ohër dhe Shërbimi malor për shpëtim “Patagonia” nga Ohri.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан