• петок, 28 јуни 2024

Përplasje fizike mes disa të burgosurve në INP Burgu Idrizovë - dy persona janë dërguar në kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" me lëndime me një mjet të mprehtë

Përplasje fizike mes disa të burgosurve në INP Burgu Idrizovë - dy persona janë dërguar në kompleksin e klinikave

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një zënkë fizike ndërmjet disa të burgosurve në INP Burgu Idrizovë, me ç'rast tre persona kanë marrë lëndime, nga të cilët dy janë dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë", nga lëndimet me një mjet të mprehtë.

Siç informojnë nga MPB, në ambulancën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia me rrahje fizike ndërmjet disa personave të dënuar.

"Më 26.06.2024 në orën 13:10 në SPB Shkup nga INP Burgu Idrizovë është raportuar se rreth orës 10:30 në ambulancën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia me rrahje fizike ndërmjet disa personave të dënuar, me ç'rast lëndime ka marrë E.M.(26), ndërsa S.D.(43) dhe S.M.(29) kanë marrë lëndime me një mjet të mprehtë, pas së cilës janë dërguar në Kompleksin e klinikave "Nëna Terezë" për ndihmë mjekësore. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", qëndron në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан