• недела, 02 февруари 2025

Si Xhinping dhe Putini u morrën vesh për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Si Xhinping dhe Putini u morrën vesh për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Uashington, 22 janar 2025 (MIA) – Disa orë pasi Donald Trampi zyrtarisht u bë president i SHBA-së, presidenti kinez Si Xhinping dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajtën takim onllajn, në të cilin u morën vesh për përforcim të marrëdhënieve dypalëshe, njoftuan mediat shtetërore në të dyja vendet. 

Duke e quajtur Si Xhinping “mik të mirë”, Putini tha se Rusia dhe Kina i ndërtojnë marrëdhëniet “në bazë të miqësisë, besimit të ndërsjellë dhe mbështetjes” edhe krahas presionit të jashtëm, informon sot Bi-Bi-Si.

Si i bën thirrje Putinit “të vazhdojë ta thellojë koordinimin strategjik, që ta fuqizojë mbështetjen e ndërsjellë dhe t’i mbrojë interesat legjitimë”. 

Putini i ka thënë presidentit Si se çdo rezolutë për luftën ruse-ukrainase “duhet t’i respektojë interesat ruse”, deklaroi për gazetarët këshilltari i punëve të jashtme, Jurij Ushakov pas bisedimeve të dy liderëve. 

“Putini dhe Si e konfirmuan gatishmërinë e tyre që të ndërtojnë marrëdhënie me SHBA-në në bazë reciproke dhe të respektuar, nëse ekipi i Trampit tregon interesim”, tha Ushakov. 

Ai, megjithatë, tha se biseda “në asnjë rast nuk ka lidhje me inaugurimin e Trampit”.

Biseda ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ndërsa Putini dhe Si biseduan edhe për situatën në Lindjen e Mesme, Korenë e Jugut dhe Tajvan”, sipas Ushakov.

Mediat shtetërore kineze njoftuan se Si gjithashtu ka shprehur gatishmëri të punojë me Putinin si përgjigje e “pasigurive të jashtme”, pa hyrë në hollësi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан