Shumica parlamentare votoi ministrat e rinj në qeverinë e Edi Ramës
- Në seancën parlamentare e shoqëruar me debate dhe me bllokim të foltores nga ana e opozitës, shumica qeverisëse socialiste me 83 vota "për" votuan ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.
Tiranë, 5 mars 2026 (MIA) - Në seancën parlamentare e shoqëruar me debate dhe me bllokim të foltores nga ana e opozitës, shumica qeverisëse socialiste me 83 vota "për" votuan ministrat e rinj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.
Ajo që ra në sy veçanërisht gjatë votimit për shkarkimin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropali ishte vota kundër e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit nga Partia Demokratike.
Sa I përket ministrave të rinj, deputetët e Partisë së Lirisë të Ilir Metës dhe disa nga deputetët e PD-së votuan kundër, ndërsa shumica e tyre nuk morën pjesë në votim.
Zëvendëskryeministre e re është Albana Koçiu, e cila vjen nga funksioni i ministres së Punëve të Brendshme, ndërsa resorin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do ta drejtojë Enea Karakaçi, administrator i deritanishëm i i OSHEE-së.
Kreu i ri policisë do të jetë Besfort Lamallari, ministër aktual i Drejtësisë, ndërsa në vend të tij është zgjedhur Toni Gogu, i cili ishte ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku e zëvendëson Erjona Ismaili, deputete nga Vlora.
Ferit Hoxha, diplomat me karrierë, ish ambasador në KB dhe deri dje, shef i misionit të Shqipërisë në BE, është Ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa ministër i Mbrojtjes është Ermal Nufi.
Ristrukturimin e qeverisë, Edi Rama e njoftoi të enjten e kaluar, propozimet kreut të shtetit, Bajram Begaj, ia dorëzoi të hënën, i cili dje nënshkroi dekretin për shkarkimin e ministrave të deritanishëm dhe emërimin e ministrave të rinj.
Ministrat e sapozgjedhur duhet të japin betimin para presidentit Bajram Begaj, me çka e fillojnë zyrtarisht detyrën.
Qeveria "Rama 4" u zgjodh në shtator të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 maj. qa/
Foto: Shërbimi për shtyp i parlamentit