Një i mitur akuzohet për terrorizëm në Sidnei, zbulohen planet e dhunës
- Një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar është arrestuar në Sidnei dhe akuzuar për disa vepra penale të lidhura me terrorizmin, pasi gjoja "ka ekspozuar plane për veprime të dhunshme" në internet, kumtoi Policia federale australiane (AFP).
Sidnei, 26 mars 2026 (MIA) - Një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar është arrestuar në Sidnei dhe akuzuar për disa vepra penale të lidhura me terrorizmin, pasi gjoja "ka ekspozuar plane për veprime të dhunshme" në internet, kumtoi Policia federale australiane (AFP).
Adoleshenti u arrestua në dhjetor në pjesën perëndimore të Sidneit, kur policia konfiskoi një thikë palosëse dhe "xhel-blaster". Ai u akuzua më vonë për posedim të një pistolete të paautorizuar dhe posedim të një arme të ndaluar, të cilat parashikojnë dënime deri në 14 vjet burg.
AFP kumtoi se në pajisjet e tij elektronike më vonë u gjetën "informata në lidhje me dhunën ekstremiste".
"Do të konfirmohet se i mituri kishte ideologji të përzier dhe ka ekspozuar plane për veprime të dhunshme", citohet në kumtesë.
I riu është akuzuar për pesë vepra të lidhura me terrorizmin, duke përfshirë edhe mbledhjen dhe përpunimin e dokumenteve "të cilat mund ta lehtësojnë aktin terrorist", për çka parashikohet dënim deri në 15 vjet burg për çdo vepër. sa/
foto: arkivi