Irani i zbut rregullat për transit përmes Ngushticës së Hormuzit
- Irani i zbut kufizimet për transit përmes Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se anijet që nuk konsiderohen si armike dhe nuk mbështesin veprime ushtarake kundër Teheranit do të mund të kalojnë - njoftoi misionit iranian në Kombet e Bashkuara.
Teheran, 25 mars 2026 (MIA) - Irani i zbut kufizimet për transit përmes Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se anijet që nuk konsiderohen si armike dhe nuk mbështesin veprime ushtarake kundër Teheranit do të mund të kalojnë - njoftoi misionit iranian në Kombet e Bashkuara.
Anijet do të duhet t'i respektojnë rregullat iraniane të sigurisë dhe ta koordinojnë lundrimin me autoritetet kompetente, thuhet në kumtesë.
Ngushtica e Hormuzit u bë vatër në luftën aktuale mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Teherani disa herë ka sulmuar anije në këtë rrugë ujore, praktikisht duke bllokuar një nga rutat kryesore për furnizimin botëror me naftë dhe gaz.
Kalimi i ngushtë mes Iranit dhe Omanit është lidhja e vetme mes Gjirit Perskin dhe oqeanëve botërore dhe konsiderohet se një nga rrugët më të rëndësishme detare, përmes së cilës zakonisht kalojnë pothuajse rreth 20 për qind e rezervave botërore të naftës. mb/
Foto: MIA